Monday, September 2, 2024
AktualeSporti

Hendboll:Vëllaznimi- Kosova(V) 29:29

Vellaznimi photo 4Stinorin pranveror hendbollistët e Vellaznimit e filluan me barazim ndaj Kosovës se Vushtrrisë anipse  gjatë tërë ndeshjes ishin më të mirë dhe në avantazh edhe me 4 gola epërsi. Pjesëloja e parë u mbyll me fitoren e “Kuq e zinjve” 16:15 ndërsa e dyta filloi shume me mire duke arritur epersi prej disa golave, mirepo fundi ishte dramatik. Pesë sekondat e fundit topi ishte në duart e Vëllaznimit dhe me gongun e fundit erdhi edhe goli I 30 por ai nuk u regjistrua, kështu që Vëllaznimi I prirë nga trajneri Uran Luzha, përkundër angazhimit vetëmohues, mbështetjes së publikut dhe dëshirës për fitore, nuk arriti ta marrë gëzimin e parë të këtij stinori.

Vëllaznimi me portierin cilësor Arbër Curri dhe gjithë hendbollistët tjerë të shtunën në mbrëmje treguan se mundë të arrijnë shumë më tepër dhe se në kushtet e vështira financiare ishin shembull se si mbrohet fanella e klubit me traditë.