Sunday, March 30, 2025
Sporti

Hendebolli për femra: Vëllaznimi pësoi në Vushtrri

Drejtues të klubit të hendbollit për femra kanë sjellë një raport nga takimi i parë në këtë kampionat, në të cilin thuhet:
Vellaznimi hendboll femrat 1Sezoni i ri 2013/2014 në ndeshjen e parë bëri që të matet forca e ekipit “kuq e zi” me një ndër ekipet më të forta të këtij stinori, që sipas disa vlerësimeve është kampion i mundshëm “Kosova” e Vushtrrisë. Kushtet e lojës ishin të vështira, mungonte ndriçimi, por “Vëllaznimi” nuk deshi që të kthehej në Gjakovë me dy pikë të fituara pa mund (sipas rregullores, ekipi vendës nëqoftëse nuk i krijon kushtet për lojë, humbë me rezultat 0:10), por pranoj që ndeshja të fillojë edhe në ato kushte. U vërejt dukshëm një përmirësim në të dy ekipet të kualitetit të lojës, por  se kemi nevojë që të punohet më tepër në mbrojtje pasi që humbëm me rezultat 37:22.
Vellaznimi hendboll femratAjo që realizoj më së shumti në këtë ndeshje nga ana e Vëllaznimit ishte Elma Kameri me 7 gola, pastaj me 4 gola u dallua Arvanita Haxhiu, pa harruar të përmendet kontributi nga përforcimi i ri për këtë stinor Nertila Kusari i cila realizoj 3 herë. Siç e dimë pas një pauze njëvjeçare përsëri kthehet Arbenita Basha e cila shënoj 2 gola. Poashtu Greta Kameri e Arlinda Krasniqi  realizuan. Edhe pse luajti vetëm dy-tre minuta, Gentiana Gashi nuk e la pa shënuar.
Më dobët qëndron puna tek kadetët të cilat debutuan për herë të parë në parket. Por pritet që pas një kohe edhe ato të përmirësohen edhe të mos përsëritet disfata 23:1 që pësuan në këtë debutim