Sunday, April 28, 2024
AktualeGjakova Presss

Hiqen “shkurret” në qendër të qytetit

shemshirat Hoteli 1Në qendër të qytetit , skaj parkut kryesor ka shumë vite që janë mbjellur “shemshir” të veçantë, por që nga pakujdesia nuk e kishin kryer “misionin” e vet për ta zbukuruar qendrën. Prandaj nga dita e marte, ata nuk janë më. Komuna ka hequr në tërësi dhe sigurisht se do të mbjell pisha dekoruese. Fillimisht kur ishin mbjell ato shkure, dhe kur ishin përgjatë gjithë rrugës nga hyrja në rrugët dy kahesh e deri te semaforët, kanë qenë vërtetë të këndshme për sy, por me vitet ato u dëmtuan dhe shpesh paraqisnin edhe shëmtinë e kësaj pjese. Të mbijetuara me dekada,  si “dhëmbët e plakës”, diku po e diku jo, u bënë të panevojshme.  Sot punëtorët e Çabratit,  siç shihet në foto bënë pastrimin e shkurreve dhe përgatiten tokën për mbjelljet e reja.

shemshiratTë shpresojmë se tash e tutje me një pamje të re komuna do të kujdeset edhe për mirëmbajtjen e këtyre oazave të pakta që ka qendra. Sido që të jetë diçka u bë më ndryshe, sikurse edhe përgjatë rrugës transite dhe asaj të UÇK-së, siç shihet në foto.