Humoreska në Gjakovapress: “Kuvendi i grave gjakovarqe në Shkugëz!”
Hyrja
(Emrat e personazheve nuk janë real, janë të improvizuar)
Uh, sa mirë këtu i madh e i vogël po shkojkan për çdo mëngjes në Shkugëz për me thithë ajër të pastër. Çka kemi ne që nuk shkojim grumbull. Unë, ti, masnajne pi thirrim Atifetin e dajes, Arten e tezez , Kimetin … bohem boll, … kënaqem ?! I tha zonja Nergjivan, një mbrëmje vere, zonjës Litafet. Uh bash mirë e ki vallah… Po thojin krejt Gjakova qi pe shkojin atje.
Mu kënaq , kafja e qeji 30 cent….badihava!!
Hajt bijo për çmim kush pe vet…. Unë e kom bo nijet pi Amerikës me ju qaros… A po shkojim nesër? I thojim Shipes me na qu me limuzinë. E kish marr patentin e kerrit qitash. Krejt me pesëshe, ma e mira… Ajo nuk priton hiq, se edhe oshtë merakli e natyrës. Na qon neve në Shkugëz e kthehet e ja fut gjumë deri ka 10-të e masnajne vjen me na marrë… Po bijo u mësu en gyrbet. Atje bojin gjimnastikë përditë…
Mjaftuan këto muhabete grash që të organizohet shkuarja dhe vendosja në një tavolinë me 10 karriga, në Shkugëz…..