Friday, March 29, 2024
Gjakova PresssLajme

Infektologu Prof.Dr. Sali Ahmeti: “Gjakova në një situatë epidemiologjike shumë të mirë”

“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovë përballemi me sëmundje të ndryshme –nga ato më të zakonshmet e deri tek ato më të rralla apo të veçanta. Kosova njihet si vend endemik për disa sëmundje infektive, me një prevalencë dhe incidencë të lartë, duke përfshirë vdekshmëri. Në mesin e tyre janë ethet hemorragjike – krime kongo, që shkaktohen nga pickimi i rriqrave”, shpjegon  dr. Ahmeti.

Infektologu i njohur gjakovar, Sali Ahmeti ka theksuar se komuna e Gjakovës në muajt Prill dhe Maj  e ka menaxhuar mirë situatën me Covid 19

Prof. dr. Sali Ahmeti,  infektolog, në bashkëbisedim   për gjendjen dhe për masat lehtësuese që kanë filluar të aplikohen , ka thënë se duhet të përcillen me kujdes të shtuar. Ahmeti ka theksuar masat që duhet ndërmarrë për tu mbrojtur edhe më tej nga Covid 19, janë distance sociale dhe maskat.

“Gjendja është përgjithësisht më e qetë. I kemi prit gjithë sëbashku këto ditë që të kemi mundësi të lëvizje në punë, në aktivitete të përditshme dhe ti kthehemi jetës sonë normale. Sidoqoftë ky   lehtësim dhe kthim në normalitet  nuk nënkupton edhe mos kujdesin. Kështu që në rastet e këtilla ende duhet të respektohet distance fizike e në mënyrë të veçantë mbajtja e maskave. Unë mendoj se janë disa masa ende  të domosdoshme”, ka thënë Ahmeti.

Infektologu i njohur gjakovar, Sali Ahmeti ka theksuar se komuna e Gjakovës e ka menaxhuar mirë situatën me Covid 19 dhe ka uruar që kështu të vazhdojë edhe më tej. I pyetur se a mundë të pritet një valë e re në vjeshtë, ai ka thënë se edhe në rast të kthimit, nuk mundë ta ketë agresivitetin që e kishte në këtë valën e parë.

“Gjakova i  ka pas disa raste në fillim. Unë mendoj se shumë mirë ka arrit me I izolu. Është në një situatë epidemiologjike shumë të mirë. Në rrethinë, më duket që nuk ka pasur asnjë rast. Unë I kisha lut dhe inkurajua që të vazhdojnë me këtë tempo që të përfundoj çdo gjë mirë”, ka thënë dr. Ahmeti.

Po flitet për valën e re të Covid  në vjeshtë?

Ende është në qarkullim një virus në nivel global jo plotësisht I njohur. Ato të panjohura , natyrisht vështirësojnë edhe mundësit e  parashikimit të tij. Nëse këtë virus e përcjell një ecuri normale, një virus I ngjashëm me Covid 19, ky me kohë duhet ta humb forcën, që është një faktor I rëndësishëm për përhapje infeksioni. ( shkrimi plotë në numrin më të ri të Revistes Gjakovapress  138, që ka dalë para lexuesve)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *