Kap. Albin Sahatqija në numrin më të ri të Gjakovapress flet për gjendjen e sigurisë rrugore në Gjakovë
Intervista: Kap.Albin Sahatqija, shef i Njësisë Rajonale të Komunikacionit RRugor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë
KA RËNIE TË VOGËL TË NUMRIT TË AKSIDENTEVE TË PËRGJITHSHME DHE KA RRITJE
RRETH 60% TË NUMRIT TË GJOBAVE NDAJ KUNDËRVAJTËSVE
Sezoni i verës është në vlug. Mërgata i ka gjallëruar qytetet ndërsa trafiku është ngarkuar me pjesëmarrës të shumtë. Infrastruktura e pamjaftueshme me rrugë të ngushta, mungesë të parkingjeve dhe punime infrastrukturore gjatë verës e kanë vështirësuar gjendjen e sigurisë ndërsa kanë shtuar aktivitetin e Poëicisë së trafikut. Kapiten Albin Sahatqija, shef i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë, ka prezantuar gjendjen e sigurisë në zonën e përgjegjësisë së kësaj Drejtorie, ndërsa si ekspert dhe magjistër i sigurisë rrugore, ka dhënë edhe rekomandimet për një gjendje të përmirësuar në fushën e sigurisë në trafik. Ndiqni intervistën.
Cila është gjendja e sigurisë rrugore gjatë sezonit veror?
Gjendja e sigurisë rrugore në Rajonin e Gjakovës ku përfshihen 3 Komunat(Gjakovë-Rahovec-Malishevë) duke u bazuar në statistikat e përgjithshme ka rënie të vogël të numrit të aksidenteve të përgjithshme dhe ka rritje rreth 60% të numrit të gjobave ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor.
Shqetësuese janë aksidentet me pasoja fatale për shkak se vetëm me një viktimë në rrugë nuk e konsiderojmë gjendjen e mire dhe te dëshirueshme e le më me tepër viktima ne aksidentet e ndryshme rrugore.
Sezoni veror dhe marrja e masave nga policia?
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë dhe Trafiku Rajonal i ka bërë përgatitjet e duhura sa i përket sezones verore edhe me herët, ku në fillim të muajit Qershor është përgatitur plani operativ “sezona verore”. Në kuadër te planit sezona verore atëherë dalin planet tjera prioritare operative të cilat janë te nevojshme për ngritjen e sigurisë rrugore në Rajonin e Gjakovës.
Plani operativ alkooli dhe planet tjera në përgjithësi?
Plani operativ “Alkooli” është një ndër planet që konsiderohet me prioritet nga policia, duke marr parasysh se është një kundërvajtje e rrezikshme e cila po shkakton aksidente dhe viktima ne rruge.
Plani operativ Alkooli është duke shkuar në mënyrë te rregullt ku vetëm në 10 ditët e fundit janë ndaluar dhe janë bërë matjet me test alkool ndal 1120 drejtuesve te mjeteve dhe janë konfiskuar 60 patentë shofer si mase mbrojtëse ndaj drejtuesve te cilët kane përdorur alkool. Plani do te vazhdon ne vazhdimësi deri në arritjen e efektit te dëshiruar.
Cilat janë kundërvajtjet më të shpeshta në rrugë nga faktori njeri?
Kundërvajtjet me te shpeshta nga faktori njeri ne rrugët nacionale dhe rajonale janë: Shpejtësia, Tejkalimet, Kyçjet dhe shkyçjet ne rrugë, përdorimi i telefonit , përdorimi i alkoolit etj, ndërsa ne rruge lokale janë: mos mbajtja e distancës, mos dhënia e përparësisë kalimit dhe mos respektimi i shenjës, ndërrimi i shiritit te komunikacionit, ndalja dhe parkimi etj.
Në cilat vende po ndodhin më së shumti aksidentet dhe në çfarë kohe gjatë sezones?
Për shkak të fluksit te madh të pjesëmarrësve ne trafikun rrugor, me se shumti aksidente rreth 65% ndodhin ne vendbanime, ndërsa rreth 35% ndodhin në rrugë rajonale dhe nacionale.
Sipas analizave statistikore, koha ku ndodhin aksidentet më së shumti është prej orës 10:00-18:00. (Më gjërësisht në intervisten në Gjakovapress online nr. 163)