KB Vëllaznimi në elitën e basketbollit kosovar
Ka mjaftuar fitorja ndaj Yllit të Suharekës me rezultat 80 :72 që Vëllaznimi të siguroi vendin në elitën e basketbollit kosovar. Kjo ndeshje u zhvillua në Prishtinë, në teren neutral, anipse sipas marrëveshjes në stinorin vjeshtor, është dashur që të zhvillohet në Gjakovë. (Për shkak të rinovimit të pallatit të sporteve ne Gjakovë ndeshja e parë është luajtur në Therandë Megjithëkëtë kjo nuk paraqiti vështirësi për basketbollistët gjakovarë që të shënojnë fitore dhe të gëzojnë simpatizuesit e vet.
Në klub , pas kësaj fitore, me një organizim të ri dhe mbështetje të komunës dhe donatorëve, qysh tash ka filluar të ndjehet atmosfera e superligës. Urime djelmoshave të kryetrajnerit Hashim Rraci.