Friday, April 5, 2024
Sporti

KB Vëllaznimi shënon fitoren e tretë me radhë, ndaj Sigal Prishtines

Në një atmosferë të zjarrtë sportive, në Pallatin e Sporteve Shani Nushi, të shtunën në mbrëmje  Vëllaznimi me rikthim e ka mposhtur  Sigal Prishtinën me rezultat 83:77 (20:21, 23:22, 11:22, 29:12), në javën e shtatë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ka qenë tërësisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej dhe përfundoi 20:21. Në periudhën e dytë vendasit kishin deri në shtatë pikë epërsi 37:30, por prishtinasit u rikthyen shpejt dhe pjesa e parë përfundoi 43:43.

Perioda e tretë ishte interesante, kur pranë rezultatit 50:49, prishtinasit hyn në një seri të suksesshme për tu shkëputur në 52:65, që ishte epërsia më e lartë në ndeshje, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 54:65. Megjithatë, rikthimi i madh i vendasve ndodhi në dhjetë minutat e fundit. Ata nuk u dorëzuan dhe përmbysën rezultatin 78:73, ndërsa në fund triumfuan 83:77.

Te Vëllaznimi u dalluan Jalen Ray me 22 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Samuel Sessoms me 20 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te Sigal Prishtina, Derrick Wilson kishte 16 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Berisha me 16 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Kuqezinjtë kanë tri fitore e katër humbje, derisa bardhkaltrit katër fitore e tri humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *