Wednesday, April 3, 2024
Sporti

KB Vëllaznimin e ndal Peja

Në një atmosferë të rrallë sportive  në Pallatin e sporteve Shani Nushi u luajt ndeshja kampionale në mes të Vëllaznimit  dhe  Pejes e cila u mbyll me rezultat  63:75 (15:28, 24:14, 12:18, 12:15).

Pesë minutat e parë ishin të barabartë, por më pas pejanët morën lojën në duar, duke e kontrolluar dhe duke e fituar çerekun e parë me rezultat 15:28. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe e filluan furishëm periudhën e dytë, me një seri prej 10:0, për të afruar rezultatin në 25:28, e më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:42.

Mysafirët e nisën më mirë periudhën e tretë, për tu shkëputur në 11 pikë, 41:52 dhe kishin epërsi konstante në këtë pjesë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:60. Në dhjetë minutat e fundit vendasit u munduan të rikthehen dhe të shkrijnë rezultatin, por nuk ia arritën qëllimit . Kuqezinjtë kanë një fitore e tri humbje.

Damonte Dodd ishte më i miri te Vëllaznimi me 14 pikë e 12 kërcime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *