Saturday, April 27, 2024
Sporti

KF Vëllaznimi në kërkim të aksionarëve

Klubi i futbollit Vëllaznimi e ka nisur Vitin e ri me problemet e vjetra. Zakonisht në mesin e muajit Janar, gjithmonë kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror, mirëpo këtë herë,  gjasat janë tejet të vogla që këto ditë të nisin ushtrimet, pasi problemet financiare ende kanë ngelë të mëdha. Kjo ngecje ka shtuar kërkesën për disa futbollistë që të kërkojnë mjedise të reja. Sipas menaxherit të klubit, Besnik Gojani,  gjatë pushimeve mes dy sezonave nuk kanë reshtur përpjekjet për të gjetur zgjidhje dhe për të gjetur aksionar por edhe  donatorë të klubit. E vetmja zgjidhje , sipas Gojanit mbetet shndërrimi i klubit nga Organizata Joqeveritare,  që është statusi momental,   në një  Shoqëri aksionare ku do të konkurronin bizneset duke gjetur edhe interesat e veta.

“Tash për tash ka disa të interesuar, ofertat e të cilëve do ti shqyrtojmë në ditët vijuese. Gojani shpreson se deri më 20 janar do të ketë lëvizje në këtë drejtim, prandaj me mirëkuptim ka arrit marrëveshje me futbollistët që po tentojnë të largohen nga klubi, që të presin edhe ndonjë ditë”, ka thënë Gojani.

Vëllaznimi, klubi me traditën më të madhe në vend, këtë kampionat është ballafaquar me telashe të mëdha. Anipse në Ligën e parë të futbollit, deri në tri ndeshjet e fundit ka qenë në fund të tabelës klasifikuese. Stinorin vjeshtor e ka mbyll me 16 pikë në pozitën e 13.00 pas një mobilizimi të përgjithshëm ku shtabi teknik dhe futbollistë luajtën pa të ardhura duke shënuar tri fitore të njëpasnjëshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *