Saturday, April 20, 2024
Sporti

KH Shqiponja luan me Pelisterin në Challenge Cup

KH SHIPONJATSkuadra e hendbollit për femra, Shqiponja, nga Gjakova sivjet debuton në garat ndërkombëtare.  Dje eshtë tërhequr shorti në selinë e Organizatës Ndërkombëtare të Hendëbollit EHF në Vjenë dhe në garat  në Challenge Cup, Shqiponja luan kundër Pelisterit të Manastirit, skuadër kjo  mjaft cilësore e Maqedonisë. Për Shqiponjën është një mundësi e mirë që ta studiojnë skuadrën nga Maqedonia, por edhe të përforcohen që të jetë sa më e forte deri të zhvillimi i kësaj sfide e cila e para luhet në Manastir, pastaj e kthimit në Gjakovë. Ndeshjet e para luhen me 14 e 15 nëntor, kurse ndeshjet e kthimit me 21apo 22 nëntor.