Koncert i madh në ndihmë Vëllaznimit

Të mërkurën në mbrëmje në pallatin e sporteve Shani Nushi u mbajt koncerti humanitar “Ndihmo edhe ti” dedikuar përpjekjeve te Iniciativës qytetare, si organizatore, për krijimin e një fondi për mbështetje të Vëllaznimit. Moren pjesë këngëtarë të shquar të muzikës gjakovare dhe kosovare, si Shkelzen Jetishi, Edi Furra, Yllka Kuqi, Edi Ermeni, Flaka Krelani, Florent Abrashi, Festina Mejzini, Vesa Smolica, J2L, Skender Hasi, Art Dizajn e tjerë, bashk me mysafirët special Ilir Shaqiri dhe Labinot Tahiri.

Mysafir ishte edhe rekordmeni I mabjtjes së topit me kokë Agim Agushi si dhe Ragip Xhaka, babi I dy futbllistëve të shquar Granit dhe Taulant Xhaka.
Ai premtoi mbështetjen e e familjes për Vëllaznimin. Koncerti u mirëprit nga spektatorët, ndërkohë që himni is kuadres gjakovare”Yjet e Gjakovës” interpretuar nga Ilir Shaqiri u këndua nga të gjithë këngëtarët pjesëmarrës dhe publiku present.
Të ardhurat nga koncerti I mbrëmshëm sipas organizatorëve, duke iu bashkuar edhe një mijë euro nga këngëtarët pjesëmarrës që e bëri publike, Labi, do ti dhurohen klubit të futbollit dhe të hendbollit Vëllaznimi.