Thursday, April 11, 2024
Kulturë

Koncerti parë recital i Nezafete Shales në vendlindje

Një zë  i kristaltë, i rrallë, i ëmbël, impresionues u dëgjua në koncertin recital nga këngëtarja Nezafete Shala. Me këngët e bukura të kompozitorëve shqiptarë dhe botëror që u interpretuan  në holin e Shkollës së muzikës Prenk Jakova, shoqëruar me  duartrokitje të gjata dhe buqeta lulesh, kaloi sonte(e martë)  koncerti recital i këngëtares gjakovare, Nizafete Shala.

Në repertor të këtij koncerti  ishin këngë dhe arie nga kompozitorët e njohur  shqiptarë dhe botërorë . Në këtë koncert, u  shoqërua  në piano  nga motra e saj, Nezahate Shala – Zeka.  Ndërsa këtë koncert me pjesëmarrje e pasuroj edhe Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” me dirigjent, Kastriot Sada si dhe piano nga Gent Kumnova.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *