Tuesday, November 5, 2024
Kulturë

Qamili Vogël kujtohet me koncert në 100 vjetorin e lindjes

Krijuesi dhe këngëtari i shquar gjakovar  Qamili i Vogël ka lënë gjurmë në krijimtarinë muzikore. Për ta kujtuar në 100 vjetorin e lindjes, të premten në mbrëmje,  në sallën e mbushur me adhurues të muzikës në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi  në Gjakovë u organizua një koncert ku  u interpretuan  këngë nga krijimtaria e tij e begatshme. Në skenë do të paraqiten: Zenel Doli, Shkelzen Jetishi-Xeni, Demir Zena, Mukadez Çanga, Edi Furra, Bujar Çiçi, Artan Bakija, Farush Azemi, Gent Haxhikadrija dhe Festina Mejzini. Në piano dhe saksofon tri këngë I interpretoi Dukagjin Muhagjiri. Udhëheqës artistik i orkestrës  ishte   Shkelqim Rraci ndërsa drejtor artistik  Behar Arllati,  i cili foli në fillim të koncertit për figurën shumë dimensionale të Qamilit të Vogël  dhe kontributin e tij në muzikën shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *