KRU Gjakova dhe Komuna bashkë investime në ndërimin e rrjetit të ujësjellësit
Komuna e Gjakovës dhe KRU Gjakova të marten kanë nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit për investime të reja që do të bëhen në rrjetin e ujësjellësit. Marrveshja e nënshkruar në mes të kryetarit të komunës Ardian Gjini dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU Gjakova Ismet Ahmeti ka të bëjë me rinovimin e rrjetit të ujësjellësit . Sic u tha me këtë rast rrjeti i ujësjellësit në qytet i ka gypat mbi 30 vjeçar nga asbesti, dhe synim i KRU Gjakovës është që ata të ndërrohen në një periudhë sa më të shkurtër kohore.
Sipas kësaj marrveshje bashkëpunimi, Komuna do të participojë me 49% dhe KRU Gjakova me 51%.