Sunday, September 8, 2024
Lajme

KRU Gjakova dhe komuna me projekte në shërbim të qytetarëve

Komuna e Gjakovës dhe kompania e ujësjellësit Gjakova vazhdojnë bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve. Kjo u konfirmua edhe në takimin që ushtruesi i detyres së  Kryeshefit Ekzekutiv nga KRU “Gjakova”  Visar Hasi sëbashku me menaxhmentin e ujësjellësit paten  një takim pune me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Me këtë rast u dakorduan për vazhdimin e disa projekteve jetike për banorët e Gjakovës. Në këto projekte hynë,  Furnizimi me ujë të pijes për fshatin Firzë, ndërrimi i gypit Fi 250 në rrugën “Skënderbeu” dhe  vazhdimi i Kolektorit të Parë nga Rrjeti u Ujërave të Zeza. Këto janë vetem disa nga projektet që së shpejti do të nisin realizimin si bashkë investim me Komunën e Gjakovës.

Në njohtimin e Kompansisë thuhet se në vazhdimësi KRU “Gjakova” do të sjelli të tjera investime të rëndësishme për të modernizuar shërbimet e Rrjetit të Ujësjellësit dhe Kanalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *