Sunday, September 8, 2024
Aktuale

KRU Radoniqi fton konsumatorët të shfrytëzojnë Ligjin për faljen e borxheve

Pas kërkesë së qytetarëve për të zgjatur  afatin e Ligjit për faljen e borxheve nga shërbimet publike, uji, rryma, mbeturinat, tatimi e tjerë, deri në vitin 2008,  Qeveria e Kosovës e kishte miratura një kërkesë të tillë. Kompanitë publike kanë filluar zbatimin e këtij ligji por është interesim i vogël i konsumotërëve për të bërë riprogramimin e borxheve, duke e lënë këtë në ditët e fundit kur bëhen radhët e gjata të pritjeve.

Nga 26 mijë e 388 konsumatorë potencial që t’ju falet borxhi në vlerë prej mbi 5 milion euro , në KRU Radoniqi kanë arritur marrëveshje për falje vetëm  7 mijë e 8 konsumatorë. Janë falur 2 milion e 23 mijë euro , janë paguar në kesh 375 mijë euro kurse janë riprogramuar sipas ligjit 1 milion e 241 mijë  Euro.

KRU “Radoniqi” fton Konsumatorët që të  përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve. Sipas zyrtarëve të  kësaj kompanie, automatikisht deri në 100 Euro,  që e lejon ligji,  iu janë falur borxhet 7 mijë e 179 konsumatorëve në vlerë prej 179 mijë euro. Kompaninë mbetet ta vizitojnë edhe 12 mijë e 201 konsumatorë, të cilëve do të iu falen edhe rreth 3 milion euro dhe pritet të paguhen dhe riprogramohen rreth 6 milion  Euro. Aktualisht numri i konsumatoreve që po e vizitojnë Kompaninë për të shfrytëzuar ligjin është i vogël. Prandaj,   KRU “Radoniqi” fton konsumatorët që ta shfrytëzojnë ligjin, pasi që  kur të përfundon afati kohor me 1 Shtator 2017  konsumatorët do të përcillen tek përmbaruesit dhe do të ç’kyçen nga rrjeti i ujësjellësit. Ndryshe Sipas Ligjit për faljen e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008,  mund të përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *