Saturday, April 27, 2024
AktualeLajme

Kujtohet beteja e Çabratit

Të  martën me 7 Maj 2013,  në Gjakovë me organizim të ish Brigadës  se UÇK-së “137 Gjakova”, shënohet 14-vjetori i Epopesë së lavdishme të Çabratit, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Me këtë rast, familjarë, bashkëluftëtarë dhe shokë e miq të të rënëve, në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të luftës, prej orës 10:00 do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin kurora me lule.

Në orën 11:00 në foajen e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” bëhet hapja e ekspozitës me fotografi të luftëtarëve gjatë periudhës së luftës.

Aktivitetet në shënim të 14-vjetorit të Epopesë së Çabratit nesër përmbyllen me Tribunën Përkujtimore që mbahet në orën 12:00 në sallën e Pallatit të Kulturës.

Panelist në këtë tribunë do të jenë komandantët e Brigadës “137 Gjakova”, Agron Kryeziu e Avdullah Babalia dhe veteran e invalid të luftës si Mimoza Shala dhe Stilian Hoda.