Sunday, June 9, 2024
Gjakova Presss

KUR E PUSHTON SKENËN MUZIKORE EDI FURRA!-intervista

Edi Furra: Në fund të muajit Prill,  do të sjellim diçka shumë madhështore në skenën muzikore

Zëri i tij kumbues, repertori i këngëve që shtrinë gjithë gjeografinë shqiptare, duke filluar nga këngët gjakovare, pastaj nga muzika e Shqipërisë së Mesme, këngët e veriut e të jugut, nga gjitha trevat në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut,  Çamëri e deri te muzika arbëreshe, janë tiparet që e karakterizojnë këngëtarin nga Gjakova, Edi Furra, që tashmë është bërër ndër këngëtarët më të kërkuar. Rrugëtimi i karrierës së tij muzikore ka nisur që moti. Që atëherë, në kohën e rinisë, Edi këndoi nëpër ndeja e sofra të muzikës duke shprehur talentin e tij prej këngëtari. Në rrethin e tij familjar kënga ishte pjesë e përditshmërisë, ishte traditë dhe ka mbetur deri në ditët e sotme. Është rritur me këngën,  me dëshirën për të sjellë emocione kudo ku prezantohet, me projekte të ndryshme muzikore, pastaj  në ahengje familjare, dasma, paraqitje televizive, kudo… 

Rrugëtimi i këngës? 

Edi Furra: Unë muzikën e trashëgoj nga familja, nga babai, xhaxhallarët, nga vëllai Fatosi. Babai me vëllezërit e trashëgojnë nga nëna e tyre, e cila ka qenë bijë e malësisë së Gjakovës  dhe ka qenë shumë e afërt me një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike mbarëshqiptare, e madhja Fatime Sokoli. Gjyshja ka kënduar bukur dhe më vonë e kanë trashëguar babai im bashkë me xhaxhallarët dhe vëllezërit, ndërsa unë i dhashë pak më shumë ngjyrë duke ardhur deri këtu ku jam sot. Pra muzikën popullore e kemi traditë familjare.

 Si e keni përmbyllur vitin 2022?

Viti 2022 fatmirësisht është përmbyllur më mirë se siç e kishim paramenduar. Arsyeja dihet,  për shkak sepse  më parë ishte periudhë e tmerrshme pandemie.

Keni realizuar bashkëpunime me këngëtarë të tjerë të muzikës popullore?

Edi Furra: Kam realizuar disa bashkëpunime me këngëtarë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Në vitin 2007 kur kam nxjerrë albumin tim të tretë i cili në mënyrë më profesionale ka qenë realizim me kompozitorin e njohur nga Tirana Edi Balili. Me atë kam realizuar një album i cili ka zgjatur rreth 26 muaj, mirëpo ai album ka mbetur në fonotekë dhe në zemrat e të gjithë shqiptarëve anembanë. Aty kam një duet me këngëtaren nga Kosova Remzie Osmani. Pastaj unë i jam përkushtuar më shumë muzikës së Shqipërisë së mesme ku kam realizuar bashkëpunim me vëllezërit Zena nga Elbasani, të cilët i përshëndes dhe ju uroj të gjitha të mirat në jetë sepse për mua dhe për të gjithë adhuruesit e muzikës së Shqipërisë së mesme dhe pikërisht të Elbasanit mendoj se ata janë emblemë për këtë lloj muzike. Kam pasur bashkëpunim me Valbona Memën në një program fantastik gjatë xhirimeve për Vitin e Ri i cili është mirëpritur shumë nga televizioni kombëtar i Kosovës Koha Vizion. Gjithashtu kam pasur bashkëpunime me Linda Hakajn, një këngëtare e mirë që e njohin të gjithë. Kur kam qenë i ri kam pasur bashkëpunim me të madhin Ismet Peja sepse e kemi pasur mik familje dhe xhaxhai ka kënduar me të. Pra unë kur kam qenë i ri kam realizuar këngë me yjet e këngës popullore, dhe ajo ka qenë ideja që të futem në listën e emblemave, të cilët nuk do të harrohen kurrë përsa i përket muzikës së bukur popullore.

 Cilat ishin projektet kryesore që e kanë shënuar vitin e kaluar?

 Edi Furra : Ishin vite pandemie dhe nuk kishim shpresa të mëdha por pasi deshti Zoti e ndryshoj çdo gjë për aq kohë sa kishim do të veçoja  koncertin artistik në Klan Kosova për vitin e ri 21-22 nën drejtimin artistik te kompozitorit  të njohur Florent Boshnjaku.

E keni përmbyllur me paraqitje të shumta  në televizione të shumta. Si ishin reagimet me paraqitjet e juaja?

 Edi Furra : Është e vërtet që kam pas paraqitje të shumta në programet televizive sidomos atyre të festave të fundvitit dhe jam shumë i lumtur për punën ton që çdo gjë e kemi realizuar të gjallë (live) por kisha me veçu prezantimin në Top Chanel- Portokallia,  Tv Klan në Zemer Luana. Mendoj që këto kanë qenë një risi për publikun përtej kufijve tanë………

Intervista e plotë gjersisht në numrin 169 Gjakovapress.info ,  online

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *