Tuesday, April 2, 2024
Sporti

“Laureatët e Vitit 2019”  në hendbollin kosovar- Jupa më i miri

Ish hendbollisti I shquar I Vëllaznimit Kastriot Jupa për herë të pestë është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Federata e Hendbollit e Kosovës mbrëmë i ka shpallur më të dalluarit e vitit 2019, ndërsa çmimi kryesor i ka takuar Kastriot Jupës, pivotit gjakovar që luan me shumë sukses te skuadra pejane Besa Famgas. Ai është dalluar edhe me fanellë të Kosovës, por çmimin e ka fituar falë suksesit me Besën. Në ceremoninë e mbrëmshme  “Laureatët e Vitit”  në hendbolin Kosovar janë ndarë edhe shumë mirënjohje për hendbolistët gjakovar në të dyja konkurrencat. Me mirënjohje për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror U21 u nderua Art Luzha,  kurse nga kadetët e Vëllaznimit u nderua Betim Idrizi dhe nga konkurrenca e femrave Selvije Mullakadrija kurse nga klubi Shqiponja , Diellza Nuza.Nga Shqiponja ka dalë edhe hendbollistja Alma Nivokazi që ka hyrë në përbërjen më të mirë të vitit tek femrat. Me mirënjohje të veçantë për prezantim në Evropë u nderua dyshja e gjyqtarëve nga Gjakova, Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi. Ndërkaq posmortum u nderua ish  punëtori i dalluar sportiv, Muhamet Shehdadi dhe Bashkim Hoxha.                .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *