Liburni fiton Kupen e Turnirit memorial "Adem Jashari"
Plotesuar
Klubi gjakovar i Futsallit “Liburn”, ka arritur edhe një sukses . Të marten në mbrëmje ne pallatin e rinise dhe sporteve ne Prishtine eshte zhvilluar finalja e turnirit memorial Adem Jashari dhe pas nje ndeshje dramatike dhe nje atmosfere te bukur Liburni mposhti Benagon nga Çekia me rrezulltat 7-5. Pjesëloja e parë I takoi totalisht gjakovarëve të cilët avancuan me 5 me 1 por në të dytën ra koncentrimi për tu rikthyer në finish të takimit. Golashenus per Liburnin ishin Ideal Brovina I cili shënoi 3 herë, pastaj Ramadan Alaj ,Halim Selmanaj ,Arber Dobroshi dhe Nexhip Selimi me nga 1 gol. Lojtari mw i mirw i turnirit u shpall Ramadan Alaj ndërsa golashenusi më i mirë Ideal Brovina
4 mars 14
Klubi I Futsallit Liburni nga Gjakova ka arritur të hyjë në finale e Turnirit memorial “Adem Jashari”-Epopeja e UÇK -2014 që po mbahet në Prishtinë. Mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinalet të këtij turneu dhe me këtë rast Liburni mposhti ekipin SEEU-në nga Maqedonia me rezultat 2-1. Golat për Liburnin i shënuan:Ramadan Alaj dhe Ideal Brovina ndërsa kontributin më të madh në këtë fitore e dha portieri i Liburnit Alfred Prenqi i cili me pritjet fantastike nuk lejoj që të mposhtet porta më shumë se një herë. Në ndeshjen tjetër u takuan Benago nga Çekia dhe Feniksi ku fitore shënoj pas ekzekutimit te penalltive Benago,loja e rregullt ishte 2-2.
Finalja e madhe do të zhvillohet diten e marte( 4 mars) ndërmjet Liburnit dhe Benagos nga Çekia dhe fillon në ora 20:00. Ndeshja do te transmetohet direkt në RTK.