Wednesday, March 27, 2024
AktualeLajme

KRU ‘Radoniqi’ ndanë tri bursa për student

RadoniqiKompania rajonale e ujësjellësit Radoniqi ka vendosur që të mbështesë me bursa tre studentë të profileve profesionale nga fushëveprimtaria e  vet. Sic thonë këtu, kjo mbështetje po bëhet në kuadër të  planifikimit strategjik të Kompanisë,  ndërsa tre  studentët e përzgjedhurit me konkursin e shpallur në muajin janar, do të përfitojnë bursa në vlerë prej 100 euro.

Në kohën kur studentët dhe familjet e tyre ballafaqohen me vështirësitë e mëdha  ekonomike për shkollim, mbështetja e Radoniqit është një shembull i mirë që duhet ndjekur edhe ndërmarrjet tjera të komunës së Gjakovës.

Të themi se Radoniqi krahas furnizimit 24 orë  me ujë  të pijes për konsumatorë  dhe  investimeve kapitale që janë duke u  bërë  në vazhdimsi me qëllim që të jetë gjithnjë në  shërbim të konsumatorëve, vemendje të posacme po i kushton edhe të ardhmes,  përkatësisht burimeve njerëzore duke u ndihmuar në shkollimin e tyre.(