Mbahen garat e streetballit
Në Gjakovë u mbajt Turneu i Gjakovës “Limak Streetball Kosova 2015″ ku morën pjesë 14 ekipe. Në platon para pallatit të kulturës pati Streetball , Dramë , Muzikë , Diell , Kënaqësi e Dashuri. Në këtë atmosferë epitetin e kampionit në kategorinë Profi , e siguroi ekipi “Istogu” , që tregoi pa dyshim paraqitjen më të mirë në Gjakovë. Ata në finale mposhtën ekipin “Inova” të Gjakovës pas një finishi dramatik. Koha e rregullt përfundoi 16:16 , ndërsa në vazhdime , ekipi Istogu , fitoi ndeshjen dhe njëkohësisht epitetin e kampionit të Gjakovës , vend të cilin do ta përfaqësoj ditë më vonë në Superfinalen e Prizrenit.
Në kategorinë e Amatorëve , triumfoi skuadra “Djemt e Lidhjes” që mposhti në finale ekipin“Hej Gjakova” me rezultat 20:17.