Mbahet edicioni 11-të Lyra fest 2017
Në sallën e mbushur me adhurues të këngës për fëmijë, në pallatin e Kulturës Asim Vokshi u mbajt edicioni i 11-të i festivalit të këngës për fëmijë “Lyra Fest”. Vendi i parë i takoi Jonida Brahimajt me këngën “Shëtitjet”. Vendi i 2 shkoi për Flutra Lokajn, ndërsa i treti Krojza Krasniqit. Çmimi “Lyra Fest 2017” i takoi Oqeana dhe Perla Batallit, ndërsa për “Paraqitjen më të mirë skenike” u vlerësua Krojza Krasniqi. “Dueti më i mirë” u zgjodh ai mes Nota Qirezit dhe Riga Maxhunit, ndërsa “Debutanti më i mirë” u shpall Elis Bajrami. Çmimin e shkollës “Misbah&Friends” e mori Vesa Konjufca.
Çmimet e fituara në Lyra Fest 2017:
Vendi I – Jonida Brahimaj, muzika: Memli Kelmendi.
Vendi II – Flutra Lokaj, muzika: Shkodran Tolaj; dhe Mario Zaja&Anxhela Vathi, muzika: Ylli Kalaja.
Vendi III – Krojza Krasniqi, muzika: Butrint Bicurri; Vesa Konjufca, muzika: Armend Rexhepagiqi; Vlera Shala, muzika: Mimoza Kurshumlia.
Çmimi “Lyra Fest 2017” – Oqeana&Perla Batalli, muzika: Mimoza Kurshumlia.
Çmimi “Paraqitja më e mirë skenike” – Krojza Krasniqi, muzika: Butrint Bicurri.
Çmimi “Dueti më i mirë” – Nota Qirezi&Riga Maxhuni, muzika: Urim Qirezi.
Çmimi “Debutanti më i mirë” – Elis Bajrami, muzika: Hysni Klinaku; Erion Ballanca, muzika: Vagner Nushi.
Çmimi i shkollës “Misbah&Friends” – Vesa Konjufca, muzika Armend Rexhepagiqi.