Thursday, March 28, 2024
AktualeLajme

Ndërroi jetë invalidi i luftës së UÇK-së Valon Rraci

 

Sot ndërroi jetë invalidi i luftës së UÇK-së dhe punëtori i zellshëm i KRM “Çabrati” Valon Q. Rraci i lindur më 02.07.1967 në Gjakovë,. Atdhedashuria e bëri Valonin të bashkëngjitet radhëve të UCK-së, ku morri pjesë në shumë beteja, ndërsa në Koshare Valoni dëmton rëndë boshtin kurrizor.
Pas lufte punësohet në KRM “ Cabrati”, ku zelli i punës dhe shëmbëlltyra e tij prej një njeriu të dashur, e bëri që ai të përkushtohet ndaj detyrës së tij me shumë kujdes. Vepra e Valonit mbetët shembull për të gjithë ata që e njihnin dhe ndan ditët më të vështira bashkërisht. Pas vete Valoni la dy fëmijë Ledionin dhe Violen.
Këshilli organizativ i Brigadës “137 Gjakova” të UÇK-së, nesër do të organizoj mbledhjen komemorative për bashkëluftëtarin e ndjerë Valon Rraci.
Ora 12:30 – Mbledhja komemorative
Ora 13:30 – Homazhe në foajen e pallatit të Kulturës Asim Vokshi
Ora 15:00 – Varrimi në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *