Thursday, June 6, 2024
AktualeKulturë

Mbahet festivali Sofra

SofraNë “Çarshinë e Madhe” në Gjakovë të shtunën dhe të dielen do të organizohet edicioni i dytë i festivalit të “Sofrës”.Ky festival realizohet në bashkëorganizim të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Gjakovës dhe të shoqatës “Bashkohu edhe Ti”, dhe me përkrahje të Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.

Festivali mbahet sipas kësaj agjende:

E shtunë-15.08.2015

Ora 20:00-Grupi “Arshikët” me këngë popullore tradicionale

Ora 21:00-Rona Nishliu & Orkestra e Top Chanel

Ora 22:00-Grupa “NA” (rock) & Valon Shehu

E diel-16.08.2015

Ora 20:00-Grupi “Hadi Bajrami” (popullore tradicionale)

Ora 21:00-Florent Abrashi

Ora 22:00-Jericho & Valon Shehu