Monday, March 31, 2025
Gjakova Presss

Mirëmëngjesi! E para pemë qel Qershia!

Mëngjesi i 18 Prillit, në pikun e pandemisë së virusit Korona, është i bukur, aq më tepër kur natyra, pavarësisht halleve tona, i mbush pemët me bereqet . Lulet e frutave tregojnë se për një të ardhme të afërt do ti shijojmë ato. Janë lule mbushur në gjithë kurorën  e pemës së qershisë në   lagjen Haxhi Ymer.

Qershia është pema e parë që qelë. Për të janë thurë shumë këngë e poezi. Një këngë apo poezi e meritojnë edhe këto lule qershie që na inspirojnë për një ditë të mbarë në karantinim. Mirëmëngjesi Gjakovë!

Ja teksti i këngës së Qamilit të Vogël

E Para Pemë Piqet Qershia

I: E para pemë piqet qershia
Edhe dita vjen tuj nxe. :I
I: Kurr s’mbarojnë hallet e mia
Gjersa t’vdes e hi në dhe. :I
Të gjitha pemët o nji nga nji
Qesin lule e lulëzojnë.
Kurse mu’ hallin s’ma dinë
M’rrinë për seri e m’shikojnë.
– Kush ndër ju pra më ngushllon?
Erë me lule po ju flas.
Kush ndër ju pra më gëzon,
Se jam mbushur me maraz?

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *