Saturday, April 27, 2024
KulturëLajme

Muzika tradicionale amerikane në qytetin e traditës

Grupi nga Oklahoma Kyle Dillingham&Horshoe Road në skenën e Gjakovës

Muzika tradicionale amerikane ka jehuar të hënën në mbrëmje në skenën e shkollës së muzikës Prenk Jakova më Gjakovë. Me një koncert mjaft interesant, me mbështetje të Ambasades Amerikane në Kosovë dhe komunës së Gjakovës,  është shënuar dita ndërkombëtare e Romëve.
Krahas nxënësve të Shkollës së Muzikës ” Prenk Jakova”, në këtë koncert kanë përformuar edhe grupi Gipsy Groove me këngëtarin e popullarizuar nga Gjakova  Bajram Kinolli-Kafu, si dhe grupi mysafir nga Oklahoma e SHBA-ve Kyle Dillingham&Horshoe Road.

Ekzekutimet e Kyle Dillingham (violinë), Peter Markes (kitarë) dhe Brent Saulsbury (kontrabas)  të muzikës folk kanë krijuar atmosferë festive.  Interpretimet e tyre u përcollën me duatrokitje dhe shpesh publiku këndoi bashkë me këngëtarët mysafir.
Përformancen e shkëlqyer të artistëve pjesmarrës e kanë perciellur edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe ambasadori amerikan në Kosove Philip Kosnett, I cili ka shprehur kënaqësinë që ky koncert mbahet në qytetin e traditës për muzikën.

Kafu me grupin amerikan

Interpretuesit amerikanë të folk-muzikës janë duke vizituar Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika amerikane jashtë vendit. Prej 4 prillit ky grup muzikor ka mbajtur koncerte publike dhe punëtori për nxënës në tërë Kosovën, ndërsa dje paradite ishte edhe në shkollën Zef Lush Marku në Brekoc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *