Wednesday, April 2, 2025
Sporti

Kik Boks: Nata e gladiatorëve në Gjakovë

shpetim ahmetaj
Gjakova këtë fund muaji do të jetë  qendër e një sporti burrëror, kik boksit,  sepse në Pallatin e Sporteve Shani Nushi do të organizohet Nata e Gladiatorëve të Kosovës,  ku mes litarëve do të kryqëzojnë dorëzat kik boksierët e përfaqësuese së  Kosovës me ata të Hungarisë.
Në Konferencën për medie që u organizua të mërkurën në hotelin Pashtriku,  Fatmir Makolli,   kryetari I Federatës së Kik boksit të Kosovës, tha se me 29 nëntor në orën 20.00 do të masin forcat, guximin dhe talentin e tyre boksierët e Kosovës me ata të Hungarisë, ndërsa ëmbëlsira e mbrëmjes do të jetë meqi për titull kampioni të botës në mes të Shpejtim Ahmetaj dhe dhe boksierit hungarez Dezso Backos.
“Kjo është një ngjarje e rëndësishme sportive për vendin tonë dhe shpresojë se Ahmetaj do të stoliset me titullin e kampionit të botës në versionin ËKU” tha Makolli duke falënderuar për mbështetje komunën e Gjakovës dhe Ministrinë e Kulturës dhe Sporteve të Kosovës dhe gjithë mbështetësit tjerë që kanë ndihmuar në organizimin e këtij spektakli të rrallë.
Vet sfiduesi I titullit të kampionit të botës ne kategorinë deri ne 75 kilogram , boksieri dhe ish sportisti i vitit në komunën e Gjakovës, Shpetim Ahmetaj u shprehë optimist se do të gëzoi adhuruesit e këtij sporti në Kosovë.
“Kam bërë përgatitje intensive, në vendin tim,  në klubin Sport Centër në hotelin Pashtriku, dhe jam plotësisht I përgatitur për këtë sfidë të madhe” tha Ahmetaj.
Në konferencën e sotme për shtyp folën edhe udhëheqësi I sektorit të sporteve Faruk Domi, kryetari klubit Sport center,  Halil Kurhasku dhe trajneri Lekë Ramoja.