Nderohet me mirënjohje KRU Radoniqi
KRU Radoniqi, si kompania më e sukseshme kosovare e furnizimit me ujë të pijes në vitet e fundit vazhdon të nderohet me mirënjohje të reja për punën e bërë. Oda Ekonomike e Kosovës ka ndarë mirënjohje të veçanta për disa kompani vendore për kontributin e tyre në zhvillim ekonomik, stabilitet social, përshpejtim të proceseve integruese ekonomike e në veçanti për kontributin e dhënë në promovimin e brendit “Made in Kosova”, mes të cilave është KRU Radoniqi.
Safet Gërxhaliu ka falënderuar bizneset që kanë dhënë kontribut në promovimin e brendit “Made in Kosova”.
“E bërë një analizë të të punësuarave në kompanitë e juaja dhe e bëra një analizë të kontributit tuaj në buxhetin e Kosovës dhe definitivisht jeni ata që e meritoni epitetin e të qenurit heronj të pasluftës. Në qoftë se një kompani punëson rreth 1 mijë vet dhe kontribuon për Republikën e Kosovës, çfarë epiteti mund të përfitoj ai person apo ai biznes përveçse epitetin e heroit të pasluftës”, u tha bizneseve të pranishme Gërxhaliu.