Thursday, April 25, 2024
Sporti

Ndërpritet loja në hendëboll Vëllaznimi-Prishtina 18:34

Vellaznimi hendbollNdeshja e xhirosë së tretë të superligës së hendëbolit të Kosovës në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës  që u zhvillua te merkuren ne mbremje,  ka përfunduar pesë minuta para kohe, pasi në një reagim  jo sportiv dhe provokimi  të një hendëbollisti mysafir reaguan tifozet vendas duke hedhur gjësende në terenin e Pallatit të Sporteve në Gjakovë. Referët ndërpreën lojën sepse nuk kishte kushte për vazhdimin e mëtejmë. Loja u ndërpre kur rezultati ishte 18:34(11:22) në favor të prishtinasve, të cilët edhe me këtë rast treguan se kanë ekipë më cilësore.  Deri në këtë kohë loja ishte fer dhe korrekte nga të dyja palët.
Për epilogun e kësaj ndeshje do të vendos Komisioni garave të Federatës së Hendëbollit të Kosovës.