Sunday, September 1, 2024
Sporti

Ndeshjet futbollistike për Kupë shtyhen për të enjten

Për sot ishin planifikuar të zhvilloheshin ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll, mirëpo për shkak se sot është ditë zie në shenjë solidariteti me Shqipërinë, ndeshjet do të luhen nesër( e enjte). Vëllaznimi luan në Ferizaj me skuadrën vendase,  ndërsa  Dardanët  e Gjakovës që janë pjesë e Ligës së dytë , në terrenin te pallati i sporteve Shani Nushi, prej ores 12.30,  e presin Trepçën 89, anëtar i superligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *