Wednesday, April 3, 2024
Aktuale

Në Gjakovë 214 raste aktive me Covid 19, në Spital 30 të infektuar!

Në 24 orët e fundit në komunën e Gjakovës janë regjistruar 11 raste të reja  me Covid 19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne  2 mijë e 45  raste . Vetem gjatë 24 orëve të shkuara janë shëruar 2 persona. Gjithsejtë të shëruar nga virusi korona në komunën e Gjajkovës janë 1 mijë e 737. Numri i personave që nuk i kanë mbijetuar virusit korona ka arritur në 94. Numri aktiv i personave me Covid 19 nga komuna e Gjakovës ka rënë në 214.

Në Spitalin e Gjakoves 55  pacient po trajtohen për COVID-19,   prej tyre 30 të konfirmuar pozitivë, 15 të konfirmuar negative dhe 10 të pakonfirmuar, është bërë e ditur sot në raportin 24 orësh të këtij institucioni shëndetësorë. Nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve, 40 po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërkaq 3 me CPAP maske dhe një në respirator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *