Thursday, April 11, 2024
Gjakova PresssLajme

Në Gjakovë mbahet “Simpoziumi Ndërkombëtar për Riprodhimin Human”

fati im

Institucioni Shëndetësor “Fati Im” nën përkrahjen e Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës  këtë fundjavë, përkatësisht të shtunën me 8 shkurt organizon“Simpoziumin Ndërkombëtar për Riprodhimin Human”.  Ky takim është rast i mirë dhe  një mundësi ideale që të prezantohen risitë e fundit në teknologjitë e riprodhimit të asistuar dhe së bashku me ekspertë Evropian të debatohen  problemet, sfidat dhe mënyrat që pacienteve kosovar t`iu ofrohen shërbime sa më cilësore  të nivelit të njëjtë si në qendrat tjera evropiane të shteteve të zhvilluara.

‘Sukseset dhe tradita jonë në organizimin e simpoziumeve me këtë tematikë me ekspertë botërorë si dhe angazhimi i përbashkët në këtë drejtim, në simpoziumin e sivjetmë, do të jetë kontribut i fuqishëm në avancimin shkencor dhe profesional të Riprodhimit Human’, thotë Dr.Afrim Muhaxhiri, kryetar I Këshillit organizativ dhe drejtues I Qendrës për Trajtimin e Infertilitetit – Spitali Special FATI IM, Institucion ky që sivjet feston ditëlindjen e 10-të bebes së parë me IVF në Kosovë.

Simpoziumi Ndërkombëtar i Reproduksionit Human mbahet në ambientet e Hotel Pashtrikut me fillim prej orës 9.30.