Wednesday, April 24, 2024
Gjakova Presss

Në këtë numër të Gjakovapress, Shoqata Jakova, “Gjakova dhe Tetova…….”

Takimet e anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve ‘Jakova’ me anëtarët e Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art nga Tetova e Maqedonisë Veriore dhe pajtueshmëria e tyre që të angazhohen për veprimtari të përbashkëta u kurorëzua më organizimin e një Tryeze Tematike që u mbajt me 12 Qershor 2023 duke shënua kështu Ditën e Çlirimit të Kosovës nga Serbia!

Në  fjalën përshëndetëse prof.dr. Ruzhdi Sefa në cilësinë e kryetarit të Shoqatës ‘Jakova’ u dëshiroj mirëseardhje vëllazërore mysafirëve nga Tetova dhe fjalen ia kaloi dr.sc. Migena Arllati, anëtare e Kryesisë. Në kumtese e saj “SOT, TETOVA NË GJAKOVË” prof. Arllati mes tjerash u shpreh kështu:” Në siparin e hapjes së një bashkëpunimi në mes të dy qyteteve shqiptare, siç janë Gjakova dhe Tetova, sot kemi mundësinë për të shpalosur interesat tona të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me qendër në Tetovë, dhe Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.

Shpresojmë që kjo nismë e mbarë, do të japë impuls për një ndërlidhje të ngushtë mes këtyre dy organizatave, për të kultivuar më shumë vlerat tona; jo vetëm në aspektin e Lidhjeve vëllazërore mes dy qyteteve, por edhe kultivimin e vlerave kulturore, qytetare dhe etnologjike të këtyre dy qyteteve me popullatë shqiptare shumicë….

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *