Saturday, April 27, 2024
Kulturë

Në Gjakovë një performancë ,motivuar nga romani „Pallati i ëndrrave“

Një koproduksion në mes Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu”, Organizates Transit nga Austria dhe Stralli në Kosovë,  ka sjellë në Gjakovë një performancë të vecantë. Romani „Pallati i ëndrrave“ i shkrimtarit Ismail Kadare, për edicionin e festivalit „Nën braza të kohës 23“, ka shërbyer si tablo që t`i shpalosen  ëndrrat e kohës sonë; për t`iu dhënë shprehje e për t`i bërë ato më të frytshme. Ngjashëm si në roman, përgjatë fazës kërkimore, janë mbledhur ëndrra njerëzish nga Kosova dhe Evropa Qendrore, të cilat kanë shërbyer si material punues për grupe krijuesish të fushave të ndryshme të artit.

Gjatë muajit korrik Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” është shndërruar në një objekt kolektiv të prodhimit të „ëndrrave“, ku nesermbrëma (e shtune)  nga ora 20:00, hapësirat e tij, do të mund të përjetohen dhe “ëndërrohen” edhe nga publiku, në formate të ndryshme performative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *