Saturday, April 27, 2024
Aktuale

Të qeshura të pafund në Freskun veror të 14 korrikut!

Radio Gjakova vazhdon të begatoi mbrëmjet verore të fundjavës me programe të larmishme kulturore e argëtuese. Fresku veror i Radio Gjakovës edhe mbrëmë ka sjellë programin maraton ku pos tjerash me Adea Roken, drejtoreshen e Kulturës, u bisedua për projektet e kulturës , rinisë dhe sporteve, ndërkaq dëgjuesit patën mundësi të dëgjojnë interpretime me saksofon nga profesori i muzikës, dhe drejtori i orkestrës simfonike të Gjakovës, Pëllumb Vula. Fresku veror ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm me komedianin Besim Dina. Batuta, të qeshura të pafund, që rrallë janë dëgjuar, erdhen përmes Besim Dinës dhe mysafirëve, legjendës së humorit Sevdai Radogoshi dhe fisharmonikistit Vëllaznim Buxhovi. Programi, Fresku veror i Radio Gjakoves ka nisë së transmetuari nga 2 qershori e do të vazhdoj deri në fund të gushtit, me drejtimin e redaktorit Zeki Vehapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *