Sunday, September 1, 2024
Kulturë

Në numrin më të ri Gjakovapress: ILIAZ BOBAJ “ ME ALI PODRIMJEN”

Në Gjakovë, në vazhdën e aktiviteteve të pandalshme të Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, u përurua libri i autorit Iliaz Bobaj, “Me Ali Podrimën”. 

“Duke pasur një miqësi shumë të afërt, shumë vjeçare me Ali Podrimjen , një miqësi me të vërtet të sinqertë dhe të veçantë, unë doja që ti sillja Kosovës, Gjakovës tonë që e kam në shpirt, doja ti sillja diçka nga e gjithë kjo krijimtaria e ime, por duke shkruar për të mëdhenjtë e Kosovës, duke shkruar për Ali Podrimjen ne lartojmë jo vetëm kulturën shqiptare, jo vetëm autorin, por lartojmë Kosovën tonë. Miqësia ime me Podrimjen dhe Muharrem Kurtin,  me klubin Gjon Nikollë Kazazin dhe me gjithë shkrimtarët e mirënjohur të Gjakovës dhe Kosovës më ka shtyer që unë të jap diçka, një kontribut të thjesht dhe modest në lidhje me njohjen time me Ali Podrimjen. Por nuk janë vetëm kujtime,  aty ka probleme dhe mesazhe të ndërlikuara pasi është parë në disa këndvështrime. Ky libër nuk është thjesht një libër kujtimesh”, ka thënë autori i librit Iliaz Bobaj gjatë promovimit të librit në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *