Friday, March 29, 2024
Lajme

Nëntori me 147 lindje, 88 djem e 60 vajza

Gjatë muajit Nëntor  në spitalin e Gjakovës kanë lindur 147 foshnja , prej tyre  88 djem e 60 vajza.. Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë muajt nëntor, në  këtë institucion shëndetësorë janë hospitalizuar 1 mijë e 261 pacientë dhe janë kryer 200 operacione, prej tyre, 67 operacione Kirurgjike, 35 Ortopedike, 27  Urologjike, 6 në ORL dhe 65 operacione Gjinekologjike. Kështu kanë njoftuar në Spitalin Isa Grezda në Gjakovë

Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore ambulantore kanë qenë 9,133, prej tyre 1,224 shërbime në Ro-Kabinet, 217 CT-ja, 1,152 shërbime në EHO, 201 shërbime në (EEG, EMN, Gastroskopi), 1,642 shërbime janë kryer në kabinetin e EKG-së dhe 73 vizita në Alergologji.

Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 647.
Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejtë 848 shërbime të Dializës (769 të Komunës së Gjakovës dhe 79 jashtë Kosovës).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *