Friday, June 7, 2024
AktualeLajme

Nga 1 janari 2015, Gjakova me targat e automjeteve 07

policiaKomuna e Gjakovës pas 25 viteve bëhet me Drejtori  Rajonale të Policisë. Sipas zyres për informim të KK të Gjakovës, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka pranuar njoftimin zyrtar se nga data 01.01.2015, Stacioni Policor i Gjakovës transformohet në Drejtori Rajonale të Policisë së Kosovës.

” Lajmin për këtë ngjarje të rëndësishme për Komunën tonë ma paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme,  Bajram Rexhepi, javë më parë, ndërsa sot fillimin e grupit punues e konfirmoi edhe komandanti i Stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj”, ka thënë Kusari Lila.

Udhëheqës i grupit punues për të udhëhequr këtë proces është caktuar   Ahmet Hasi.

Kusari Lila shpreh edhe falënderimet për të gjithë ata që punuan në për këtë process, që nga Qeveria e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

“Urime Gjakovë, pas 25 viteve, Gjakova me të gjitha kompetencat shkëputet nga Peja. Falënderim i veçantë për strukturat udhëheqëse të Drejtorisë Rajonale në Pejë, por tani Gjakova e ka radhën të mbajë përgjegjësinë e plotë për rendin dhe sigurinë në Komunën tonë. Suksese popull i Komunës së Gjakovës, tabelat RKS 07 (007  në pritje”, theksohet në urimin e kryetares Mimoza Kusari Lila dedikuar qytetarëve të komunës së Gjakovës.