Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Krahas nxënësve sot filloi edhe mësimi për studentët e Universitetit të Gjakovës

    Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë sot hap konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj

    Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim për prim.dr. Ali Iljazin

    Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim për prim.dr. Ali Iljazin

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në 6 muajt e parë të këtij viti 15 lindje më pak se vitin e kaluar në të njejtën periudhë

    Në Gjakovë 82.43 përqind e maturantëve e kaluan testin

    Në Gjakovë 82.43 përqind e maturantëve e kaluan testin

    Përhapja e Covid 19 e fut Gjakoven në karantinë

    15 raste të reja me Covid 19, ndërsa numri I rasteve aktive ka arritur në 45

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Gjakova Presss

Normalja e Gjakovës burim i pashtershëm i aktiviteteve muzikore gjatë viteve 1961-65

8 years ago
in Gjakova Presss, Kulturë
0 0
0
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

muharrem miciShkruan: Muharrem Mici

Shkolla  Normale e  Gjakovës prej vitit 1961 deri në vitin 1965 ishte bërë fole kryesore e aktiviteteve kulturore ,e posaçërisht atyre muzikore për komunën e Gjakovës me rrethinë. Gjatë kësaj kohe fillon një etapë e re për  këngën dhe muzikën në përgjithësi. E them këtë për arsye se në Normalen e Gjakovës fatbardhësisht tashmë ishte krijuar një traditë e mirë  në organizimin e aktiviteteve kulturore, muzikore e sportive. Për pjesën muzikore falë angazhimit të palodhshëm dhe shumë serioz të arsimtarit që ligjëronte lëndën e edukatës muzikore  profesor Shefqet Kazazit, profesor i diplomuar në Akademinë muzikore të Beogradit, por edhe arsimtarit Skender Rexha që në mënyrë të palodhshme merrej me pjesën teatrore të programit si dhe risitë tekniko teknologjike si arsimtar e Bat-it. Për pjesën muzikore është e rëndësishme të theksohet në mënyrë të veçantë sepse atëherë në shkollat e mësuesisë lënda e edukatës muzikore ishte një nga lëndet më të rëndësishme, e fal profesor  Kazazit,  që ishte një profesionist në punën e tij dhe që kishte kërkesa reale dhe shumë të nevojshme  për përgaditjen tonë profesionale dhe ne  këto kërkesa ishte këmbëngulës, andaj ne u detyronim gjithsesi që të përgatitemi mirë profesionalisht për të arritur rezultatin e dëshiruar. Dhe,  natyrisht se rezultatet nuk mungonin, por përkundrazi ato ishin shumë të prekshme.

Lënda e muzikës mësohej në dy fronte dhe për këtë lëndë  nevojitej përgatitje profesionale ne aspektin teoriko-metodologjik dhe në aspektin praktik në instrumentin e mandolinës, andaj edhe për dy frontet që përmenda vlerësimi bëhej si për dy lëndë veç e veç e natyrisht edhe notat vlerësuese  bëheshin veç për njërën e veç për tjetrën. Gjithë kjo që qëllimisht e theksova lëndën e edukatës muzikore e bënte me interesante dhe me kreative sepse në atë kohë  të mësosh edhe ekzekutimin në instrument ishte gjë shumë e madhe dhe shumë e lëvduar për të qenë një mësues shumë komplet dhe me perspektivë. Mirëpo e gjithë kjo kërkonte mund, djersë dhe sakrificë kohore për të arritur rezultate  shumë të mira dhe për tu bërë i pavarur sidomos në këndimin notal dhe në instrumentin e mandolinës, mandolit , kitares apo edhe kontrabasit.

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Në këtë drejtim punohej shumë sepse ishte dëshirë e të gjithëve  për tu aftësuar në këndim vokal me nota dhe ekzekutim në instrument dhe natyrisht se me sakrifica të mëdha  dhe me punë të përkushtuar shumë shpejt disa nxënës arrinin me e përvetësua mandolinën dhe këndimin notal çka për disa tjerë ishte bërë pothuajse e pakapshme. Në këtë kohë në Normalen e Gjakovës kishte filluar punën mandolinata e shkollës që ishte si një lloj  orkestri simfonik në miniaturë duke pasur parasysh përbërjen e instrumenteve në orkestër dhe për atë kohë, ishte e vetmja mandolinatë komplete në Kosovë. Mandolinata në përbërje të vet kishte: Mandolinat e para dhe të dyta, që për nga analogjia me orkestrën simfonik i zëvendësonte violinat e para dhe të dyta, pastaj Mandolat e parë dhe të dytë që zëvendësonin violat  e orkestrit simfonik, pastaj vinin Mandolqelot  që zëvendësonin Violonqelot  dhe natyrisht edhe kontrabaset që ishin të njëjtë  me orkestrin simfonik. Pra duke përjashtuar frymoret që ka orkerstri simfonik, Mandolinata ishte një mini orkestër simfonik. Dhe natyrisht që bëheshin prova të mëdha dhe shumë serioze, duke vënë  në  repertor vepra të mëdha të kompozitorëve të mëdhenj  si: Be`thoven, Mozart, Bach, Cajkovski, Smetana, Dvorzhak etj. Në atë kohë shkolla Normale e Gjakovës ishte bërë burim i madh energjish kulturore në shumë aspekte: Muzikë , dramë, koncerte, letërsi me orë të mëdha letrare me pjesëmarrje edhe të poetëve mysafirë, me mbrëmje të veçanta letrare dhe me paraqitje pothuajse çdo mujore me koncerte, Mbrëmje letrare, Drama, Koncerte të Mandolinates së shkolles, Korit katër zërësh të shkollës dhe të  gjitha  këto shfaqeshin për publikun  e gjerë  të qytetit të Gjakovës në një sallë impozante që kishte Normalja e atëhershme që zinte deri 300 veta me ulëse, që natyrisht për kohën plotësonte nevojat e shkollave dhe qytetit të Gjakovës  së atëhershme.

Në atë kohë ishin angazhuar një numër I madh nxënësish në këto aktivitete. Unë si nxënës i Normales  së Gjakovës isha i angazhuar si solist  dhe interpret i këngëve popullore dhe argëtuese, isha solisti I parë që kisha vu në repertor të asaj kohe këngë të muzikës së lehtë apo argëtuese, që natyrisht ishte gjë e rrallë për atë kohë. Isha I angazhuar në korin e shkollës, në Mandolinaten e shkollës, në orkestrin popullor të shkollës si mandolinist, të cilin e udhëhiqte violinisti  Xhavit Lota dhe në orkestrin argëtues që punonte pranë gjimnazit të atëhershem të Gjakovës me në krye :fis-harmonicistin Zekri Qarkagjija,  që ishte një nder fis-harmonicistet më të mirë të kohës jo vetëm për Gjakovë por edhe më gjerë dhe njëri që I njihte shumë mirë këngët popullore dhe argëtuese shqiptare dhe që disononte aftësi të jashtëzakonshme profesionale në fis-harmonikë.

Shkolla Normale e Gjakovës, po edhe Gjimnazi kishin dhënë shumë emra këngëtaresh , artistesh dhe instrumentistesh të cilët më vonë ishin bërë solistë, instrumentist dhe anëtarë të  shoqërive kulturo artistike amatore dhe teatrove të qytetit dhe kishin ndërruar për të mirë rrjedhën kulturore të qytetit të Gjakovës. Me këtë rast mund të përmend këtu emrat e dalluar si Xhavit Lota violinist, Hysen Binaku si aktor, Muharrem Mici, si solist – interpret dhe instrumentist, SadeteKupa, Besa Arllati, Borbardhe Riza, Serbeze Këpuska, Hazbije Dautaga, Gongje Qaushi  si soliste, pastaj Ramiz Malazogu si kitarist Mehdi Kerraxhiu si Fis-harmonicist, Zija Bejtullahu si violinist e shumë e shumë të tjerë të cilëve tani emrat nuk po më kujtohen.

Falë këtyre aktiviteteve të  mëdha që bënte shkolla Normale e Gjakovës me profesor Kazazin në krye, kishte zënë  merak aktiviteti edhe në Gjimnazin e Gjakovës, që zhvillonte mësimin në gjysmën tjetër të ndërtesës sepse dy shkolla të mesme zhvillonin mësimin në  të njëjtën ndërtesë të ndarë në gjysmë dhe natyrisht që edhe ky aktivitet I Gjimnazit kishte nxitur ide të reja për angazhime të reja, dhe si rezultat I kësaj pune të madhe që po bëhej atëherë lindi ideja për mbajtjen e  koncerteve të mëdha  publike në terrene të mëdha dhe të hapta siç ishte atëherë stadiumi I sporteve të vogla:” Shani Nushi”,  ku gjatë verës organizoheshin të ashtuquajturat :  ORËT PUBLIKE    që kishin edhe sistem garimi dhe natyrisht edhe jepeshin edhe shpërblime ne nivele shkollash dhe individësh. Të gjitha këto organizime në atë kohë Gjakovën e kishin vu në qendër të vëmendjes së opinionit Kosovar për organizime kulturo-artistike të cilat me pietet të madh përmenden edhe në kohët e sotme si përjetime të rralla  dhe organizime dinjitoze që kishin nxjerr emra te mëdhenj, artisteve, instrumentisteve, grupeve muzikore, orkestrave muzikore, koreve  si dhe grupeve te ndryshme sportive

Më kujtohet si sot interpretimi im I parë në orët publike ishte kënga:” N` agim të heshtur” e cila u prit me ovacione dhe duartrokitje të gjata kohore , mjerisht  që nuk janë ruajtur ato incizime të asaj kohe sepse kanë qenë vërtetë të bukura dhe me vlera të jashtëzakonshme për atë kohë por edhe për historikun e kulturës gjakovare ndër shekuj.

 Orët Publike ishin bërë koncerte tradicionale për qytetin dhe qytetaret e Gjakovës dhe me gjërë dhe ata me kënaqësi të rrallë pritnin këto takime që zgjatnin deri dy javë ,sepse ishte zgjeruar rrethi me pjesmarrjen  edhe të shkollave tjera të mesme dhe atyre fillore.

Gjithë ky aktivitet dhe gjithë këta emra këngëtaresh instrumentistesh e aktoresh natyrisht kishte quar në formimin e Shoqërisë muzikore “HAJDAR DUSHI” e cila  përveç këngëtarëve më të vjetër që kishte, ne gjiun e saj kishte përfshirë edhe shumicën e emrave te këngëtareve te sipërpërmendur . Aty fillova edhe unë një karriere të re prej interpretoi te muzikës popullore, duke marre aktivisht pjese ne provat e rregullta dhe natyrisht  edhe koncertet qe organizoheshin ne qytetin e Gjakovës por edhe ne qytetet tjera te Kosovës,  Maqedonisë, Mali te Zi etj. Aty kisha interpretuar për here te pare këngën :”Qysh se t pash mor djalë” e cila kishte ndezur flake adhuruesit e këngës popullore  ne Gjakove  e posaçërisht në Pejë. Kështu  aktiviteti I Shoqërisë muzikore “Hajdar Dushi” po zgjerohej duke rritur famën dhe namin e kësaj shoqërie si dhe individëve qe ishin pjesëmarrës. Ne vitin 1967 ajo ishte bere shoqëria me e popullarizuar dhe me në zë ne mënyrë të padiskutuar ne Kosovë dhe viset tjera ku jetonin shqiptaret.

Pra ishte aktiviteti I normalistëve të Gjakovës se atëhershme qe kishte quar përpara rriten dhe zhvillimin e kulturës muzikore,teatrore dhe koncerteve me muzike orkestrale dhe korale te muzikës artistike.

Kur i kujtojmë sot ato vite, ndjehemi krenar për punën dhe kontributin e madh qe kemi dhënë, natyrisht duke lënë vragë  të pashlyera për një traditë të shkëlqyer që kishte lëshuar rrënjë dhe po trasohej përditë e me mire dhe me suksese akoma me te mëdha, për te ju shërbyer si një shembull i mirë  gjeneratave që do vijnë.

ADVERTISEMENT
Previous Post

Gjakova Zonë ekonomike

Next Post

Gjakova e Kukësi aktivitete të koordinuara për Eksodin ‘99

Related Posts

Ta mbajmë të pastër lumin Krena
Gjakova Presss

Ta mbajmë të pastër lumin Krena

GARAT TRADICIONALE TË KËRCIMEVE  NË UJË NGA URA E FSHENJTË, në numrin më të ri Gjakovapress
Gjakova Presss

GARAT TRADICIONALE TË KËRCIMEVE NË UJË NGA URA E FSHENJTË, në numrin më të ri Gjakovapress

Intervista:  Dr. Adhurim Koshi, kirurg vaskular në numrin më të ri të Gjakovapress
Gjakova Presss

Intervista: Dr. Adhurim Koshi, kirurg vaskular në numrin më të ri të Gjakovapress

Kroi publik në qender të qytetit “A kanë ujë ato burime…”
Gjakova Presss

Kroi publik në qender të qytetit “A kanë ujë ato burime…”

Ministria e Kulturës thotë se këtë vit përurohet Qendra Kulturore në Rogovë
Kulturë

Ministria e Kulturës thotë se këtë vit përurohet Qendra Kulturore në Rogovë

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In