Nuk ndalet vargu gjakovarëve drejt bregdetit!
Piku i vapës ka shtuar kërkesat e bashkëqytetarëve për shfrytëzimin e pushimeve verore në bregdet, ndërkohë që vendpikniqet gjakovare tashmë çdo ditë janë të stërmbushura, duke filluar nga lumenjtë Ereniku e Drini, pishinat dhe Shkugëza atraktive. Axhencitë turistike të Gjakovës këto ditë po kanë punë më shumë sepse interesimi për të siguruar bileta udhëtimi drejtë bregdetit shqiptar, është shtuar. Agjencitë turistike me çmime të volitshme udhëtimi, që nga fundi i muajit qershor kanë lëshuar linjat e rregullta drejt qendrave turistike, por një valë më e madhe po ndjehet këtyre ditëve kur temperaturat e ajrit në Gjakovë po shkojnë deri në 36 gradë celciuz. Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora e Saranda janë pikat turistike më tërheqëse për bashkëqytetarët tanë. Një valë e re e pushuesve drejt Adriatikut dhe detit Jon, pritet pas festës së Bajramit