Thursday, April 25, 2024
KulturëLajme

“Osman Taka”, një spektakel skeniko muzikor në skenën e Gjakovës

Ditën botërore të Teatrit, 27 Marsin  gjakovarët e kanë shijuar të mërkuren në mbrëmje me spektaklin skenik dhe  muzikor “O. Taka”, të Teatrit të Baletit të Kosoves. Loja e bukur e balerinëve, ritmet atraktive muzikore dhe vet ngjarja që thurrej  në shfaqje, sollen emocione në skenën e Pallatit të kultures e cila në fund jehoi nga duatrokitjet e gjata  të pranishmëve. Ngjarja e shfaqjes “ O. Taka” me koreografi, libretto dhe muzikë të Sinan Kajtazit  erdhi  si inspirim nga veprimi fisnik i Osman Takës, luftëtarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili pak para se të varej nga Osmanët kërkoi që ta interpretonte vallen e shpirtit të tij, gjë për të cilën edhe e dha jetën.

Trupa e Baletit të Kosovës  aq bukur e përcolli mesazhin e shfaqjes tek publiku gjakovar, me skena të vazhdueshme masive, me ritme të fuqishme muzike ku dominonte kolona zanore e valles së popullarizuar si vallja e Osman Takes.

Trupa e Baletit të Kosovës  erdhi në Gjakovë me ftesën e Teatrit të qytetit Hadi Shehu, përkatësisht të drejtorit Edi Kastrati në kuadër të bashkëpunimeve të dyanëshme.

.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *