Wednesday, April 3, 2024
AktualeSporti

Pas Hasit, Canës e Kukelit edhe Abrashi për Kombëtaren e Shqipërisë

Futbollisti gjakovar Amir Abrashi është një nga emrat e selektorit shqiptar, Xhani De Biassit, që do të luaj për kombëtaren e  Shqipërisë në sfidën e 7 qershorit kundër Norvegjisë. Mesfushori shqiptar i Grasshoppers-it, Amir Abrashi i lindur me 1990 në Bischofszell,  të Zvicres,  ka refuzuar zyrtarisht Kombëtaren Zvicerane, për t’u bashkuar me Shqipërinë.  Ai pret lejen nga UEFA për t’u aktivizuar në këtë ndeshje.

Amiri do të vazhdojë rrugën e sukseseve të bashkëvendësve të tij, Hasi, Cana dhe Kukeli që kanë mbrojtur ngjyrat e  kombëtares së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *