Wednesday, June 5, 2024
AktualeSporti

Vëllaznimi përshëndetet nga superliga me humbje

Vëllaznimi u përshëndetë nga elita e futbollit kosovar me humbje 1me 2 nga Hajvalia. Është një nga kampionatet më të varfra sa I takon rezultateve të arritura, që në fakt nuk e kishte parashikuar askush. Por ja që kjo ndodhi. Ngjau që në tribunat e stadiumit sot të mblidhen mezi 500-600 adhurues të futbollit që nuk ishte parë ndonjëherë më parë, sepse Vëllaznimi ka një tifozeri të madhe e të zjarrtë. Ndryshimet e shpeshta dhe të thuash eksperimentale të shtabit teknik dhe kryetrajnerëve reflektuan në suksesin e përgjithshëm. Vetëm 6 fitore nga 33 ndeshje të zhvilluara dhe me27 pikë të tubuara, duket të jetë rezultati më I dobët I viteve të fundit.

Sot as përbërja e skuadrës nuk ishte ajo e javëve të shkuara. Luajtën juniorë e futbollistë të rinj të cilët sot nuk arritën ti kundërvihen skuadrës me lojtarë me përvojë të Hajvalisë.

Pjesëloja e parë nisi furishëm për Vëllaznimin. Që në minutën e parë rast I volitshëm i Bushajt që për habi dështoi, ndërsa i njëjti futbollistë arriti në që në minutën e 20-të shënoi golin e avantazhit. Kur u mendua se Hajvalia do të pësonte katastrofë ngase radhiteshin rastet e qindpërqindta të Rogovës,Nikoliqit e Bushajt, mysafirët me një kundërzbritje barazuan. Ishte sulmuese Muhabi Bushi që shënoi në minutën e 20’. I njëjti futbollistë shënoi edhe në minutën e 43-të  pasi nga krosimi I Halitit me kokë gjeti këndin e majt të zbrazët të Muhaxherit. Ky mbeti edhe rezultati përfundimtar I takimit pasi në 45 minutat e pjesëlojës së dytë nuk u preken rrjetat e asnjërës portë.

Vëllaznimi luajti mekëtë përbërje: Altik Muhaxheri, Shpat Tabaku, Lisi Jaka( Driton Mataj), Yll Myrta, Tunë Bardhoku, Ylber Myrta, Rilind Juniku, Gjegj Bushaj, Lorik Rudi, Ermir Nikoliqi dhe dardan Rogova ((Apollon Misku).- Krytrajner: Ekrem Radoniqi.

Ndërsa Hajvalia luajti me këtë përbërje: Maloku,Vokshi, Thaqi, Troshupa, Hashani, Kastrati, Mavriqi,(A Bytyqi),  Zogiani,Bushi, Haliti dhe Sermaxhaj(N.Dushi)

Referuan : Ergyn Janovaliu me ndihmesit Jakupi,Mehmeti dhe Fejzullahu.