Pas tri humbjeve rresht vjen fitorja për KB Vellaznimin, Lekndreaj: Fitoren ia dedikoi tifozëve dhe familjes
Basketbollistët e Vëllaznimit të dielën mbrëma kanë shënuar fitore shumë të rëndësishme, pas tri humbjeve që kishte regjistruar në tri ndeshjet e shkuara. Këtë radhë me lojë të mirë dhe me mbështetjen e tifozerisë gjakovare mposhti Proton Cable Prizrenin me rezultat 86:70 (22:21, 20:13, 26:19, 18:17), në javën e 17-të të Prince Caffe Superligës.
Sfida nga fillimi ishte interesante, ndërsa risitë në klub me ardhjen e kryetrajnerit të ri, kroatit Vladimir Krstiq dhe basketbolistit cilësor Daniel Lekdrejaj dhanë rezultatet e para.
“Anipse pak ditë kemi punuar bashkë unë i falënderoj basketbollistët që dhanë maksimumin, ndërsa në vazhdim presim që loja të ngritet në nivel më të lartë dhe mënjanohen dobësitë e gabimet që I patëm sonte”, ka deklaruar trajneri Krstiq.
Se, Lekdreaj do të sjell freski në lojën e kuqezinjve, kjo u pa në ndeshjen me Prizrenin. Ai pas rikuperimit nga lëndimi , tregoj angazhim të madh dhe cilësitë e veta ndërsa tifozeria ia shpërbleu me duartrokitje.
“Këtë fitore ia dedikoi tifozëve dhe familjes sime. Gjatë gjithë lojës dham maksimumin dhe shpresoj që fitoret do t vijnë njëra pas tjetrës”, ka deklaruar pas lojës, Daniel Lekndreaj.
Loja më e mirë e Kuqezinjve ishte në periodën e tretë, kur arritën epërsinë në 17 pikë, 68:51. Më i miri te Vëllaznimi ishte Sammuel Sessoms me 23 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, pasuar nga Dallas me 13 dhe Lekndrejaj me 12 shënime.
Tani Vëllaznimi numëron tetë fitore e nëntë humbje. Ndeshjen e radhës e luan në Mitrovicë me Trepçën