Saturday, March 29, 2025
AktualeLajme

Për 9 muaj 285 të punësuar

gjakova149zjGjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, përmes Qendrës Regjionale për Punësim në Gjakovë, kanë arritur të punësohen vetëm 285 veta, që flet për një gjendje të vështirë në këtë sferë, përkatësisht ecuri të dobët punësimi . Pas 9  muajve të këtij viti, numri i punëkërkuesve në ketë qendër, kap shifrën 5 mijë 991 veta, prej të cilëve 2 mijë e 669  janë femra. Ndërsa vetëm në muajin shtator, këtu janë paraqitur edhe 71 punëkërkues të rijnë, numër ky i njëjtë me një muaj më parë. Shikuar sipas strukturës kualifikuese, numri më i madh i punëkrëkuesve është me SHM përkatësisht  2 mijë e 902 persona derisa dita ditës po rritet edhe numri i fakultetlinjëve të pa punë. Numri i tyre aktualisht është 103, ndërkaq atyre me shkollë të lartë, ka mbet i njëjtë me muajin e kaluar, përkatësisht 25 veta.