Thursday, April 3, 2025
Lajme

Për një javë lindën 30 foshnja, 17 djem e 14 vajza

Në spitalin e Përgjithshëm Isa Grezda  në Gjakovë, gjatë javës që lamë pas  (dt. 18.11 – 24.11.2019) kanë lindur 30 foshnja, prej tyre 14 vajza e 17 djem, ( 22 lindje normale dhe 8 me prerje cezariane),  është njoftuar të hënën  nga ky institucion shëndetësorë.  Sipas njoftimit gjatë javës në Spitalin e  Gjakovës, 367 pacientë kanë marrë trajtim emergjent, prej tyre 47 janë shtrirë në Spital për trajtim të mëtutjeshëm. Ndërkaq numri i pacientëve që kanë marrë shërbime laboratorike  ka qenë  575, janë bërë  8 mijë e 779 analiza, ndërsa janë kryer 45 operacione, 10 operacione Gjinekologjike, 15 operacione Kirurgjike, 3 operacione Urologjike dhe 17 operacione Ortopedike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *