Për një vit punësohen 522 persona, të papunë 5.293
Problemi madhor i rinisë gjakovare mbetet punësimi. Gjatë vitit 2015 sipas të dhënave nga Qendra Rajonale për Punësim në Gjakovë, janë punësuar 522 të papunë. Drejtuesit e kësaj qendre kishin planifikuar që të ndërmjetësojnë në punësimin e 369 personave. Numri i tërësishëm i punëkërkuesve nga komuna e Gjakovës, të regjistruar në Qendrën Rajonale të Punësimit në Gjakovë, gjatë vitit të kaluar ka qenë 997.
Ndryshe marrë në tërësi, numri total i punëkërkuesve aktiv në komunën e Gjakovë, të regjistruar në bazën e të dhënave në Qendrën përkatëse në Gjakovë, gjatë vitit të kaluar ka arritur në 5 mijë e 293.