Saturday, April 27, 2024
Gjakova Presss

Prof. Besim Këpuska: A i keni ditur?

Disa fjalë e shprehje shqipe pak të dëgjuara e pak të shfrytëzuara vazhdojnë të botohen edhe në numrin më të ri të revistes Gjakovapress, nga profesori i Gjuhës Shqipe,  Besim Këpuska. Ne i shkëputem vetë disa nga mbi 330 fjalë e shprehje të këtilla

187. Më mallëngjen sa më mbushen sytë me lot. – RRËMBUSH

188. Mbulesë shtrati, batanije. – KUVERTË

  1. Më merr malli shumë për dikë, më këputet shpirti për të, kam dëshirë të madhe për diçka. – LEKTIS
  2. Mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve të tjera që hidhen ose u jepen kafshëve. –  TË LËNAT
  3. Mashë me dy maja të kthyera – MASHBIGË
  4. Mundohem të bëj diçka, bëj përpjekje, për diçka, bëj çmos. – MËQAKEM
  5. Masë a përmbajtje me të ngrënë e me të pirë, qokë. – PËRKORE
  6. Mendohem thellë për diçka, e rrah mirë me mend – PËRSIATEM
  7. Malli e dashuria që ndjejmë për dikë a për diçka – PLËNGU
  8. Nuk e mbaj, e ha (fjalën që kam thënë) – SHNOT
  9. Ngjitet në fund të enës dhe digjet, ciknoset – ZHEZHITET
  10. Ngulit diçka në mendje, në zemër a në kujtesë, e mbaj për shumë kohë – TIPOS
  11. Nxjerr një fidan nga toka dhe e mbjell në një vend tjetër – ARTIS
  12. Ndriçimi i qiellit nëmëngjes para se të lindë dielli, agu i mëngjesit – AURORA
  13. Në gjendje gjysmë të dehur dhe në qejf – ÇAKËRRQEJF….

(Më gjërësisht në shkrimin e plotë që  mund ta gjeni në Revisten Gjakovapress nr. 132)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *